
Medium - Lista e Aplikimit
Rrisin ndjeshëm fërkimin e gomës në tokë, tërheqjen, kontrollin & sigurinë, gjatë ngarjes në dëborë apo akull.
Të përshtatshme me të gjitha sistemet elektronike të sigurisë ABS, ESP etj.
Pa zhurmë, pa dridhje, nuk dëmton gomat apo disqet.
Dizenjuar në Kanada - Certifikuar si ekuivalent me zinxhirët e dëborës në Evropë dhe SHBA.
Siguron ngarje të sigurtë, aprovuar nga organizatat ndërkombëtare të testimit dhe certifikatave.
Përshtatet me të gjitha automjetet me hapësirë të ulët ndërmjet gomës dhe parafangos.
Instalim i lehtë dhe i shpejtë, edhe në mot të ftohtë dhe të vështirë.
Matte Snow Socks mund të lahen në ujë të ftohtë dhe të ripërdoren për disa vite.
Shpejtësia maksimale 40 km/orë
Paketimi: 1 Palë veshje, 1 palë doreza.
Udhëzime Montimi:
Parkoni makinën në një zonë të sheshtë dhe aktivizoni frenat e dorës.
Filloni montimin nga pjesa e sipërme e gomës dhe tendoseni sa më poshtë të jetë e mundur.
Lëvizeni automjetin rreth 1 metër përpara ose mbrapa dhe aktivizoni sërish frenat e dorës.
Instaloni pjesën tjetër të veshjes tekstile.
Udhëtoni 10 metra dhe kontrolloni nëse ato janë qëndërzuar në rregull.
Kujdes:
Duhet të përdoren vetëm në akull dhe dëborë, dhe duhet të hiqen menjëherë sapo kushtet e rrugës nuk e kërkojnë më përdorimin e tyre. Duhet të hiqen gjithashtu edhe kur mjeti është i parkuar.