Veshjet e gomave për dëborë janë mbulesa tekstili polyester, dizenjuar për të rritur forcën e fërkimit në kushtet e dëborës apo akullit.
Ofrojnë siguri ndërsa udhëtoni në kushte ekstreme moti.
Paketimi përfshin: 1 palë veshje gome, doreza dhe cantë paketimi.
KA72 - LISTA E APLIKIMIT:
13" | 14" | 15" | 16" | 17" |
165/80R-13 | 155/80R-14 | 135/80R-15 | 185/50R-16 | |
185/70R-13 | 175/70R-14 | 155/70R-15 | | |
195/70R-13 | 185/65R-14 | 165/65R-15 | | |
| 195/60R-14 | 175/60R-15 | | |
| 205/60R-14 | 185/60R-15 | | |
| | 195/55R-15 | | |
Përshtaten shumë mirë me makinat me lartësi të vogël midis gomës dhe parafangos.
Me vetë-qendërzim gjatë lëvizjes.
Nuk e dëmtojnë gomën, diskun e aluminit apo rrugën.
Nuk shkaktojnë dridhje.
Nuk ndikojnë në sistemet e sigurisë ABS, ESP.
Mund të përdoren deri në shpejtësi 50 km/h.
UDHËZIME MONTIMI:
Montimi i veshjeve të gomave është shumë i thjeshtë dhe mund të bëhet mjaft shpejt, në vetëm 4 hapa. Ato duhet të vendosen tek rrotat aktive të mjetit.
1. Ndaloni automjetin (rekomandohet pjesë rruge e drejtë) dhe aktivizoni frenat e dorës.
2. Filloni montimin nga pjesa e sipërme e gomës dhe pastaj në drejtim për poshtë. Tendoseni llastikun dhe kalojeni në pjesën e brendshme të gomës. Pastaj tërhiqni shiritat e kryqëzuar, me qëllim që të regulloni veshjen në pozicionin e duhur. Tërhiqeni sa më poshtë të jetë e mundur.
3. Në momentin kur vetëm pjesa e poshtme të jetë e pambuluar, lëvizeni automjetin rreth 1 metër përpara ose mbrapa.
4. Kalojeni pjesën e mbetur të veshjes mbi gomë dhe në pozicionin e duhur. Veshja do të vetë-qendërzohet automatikisht, kur ju të nisni automjetin.
Eshtë e këshillueshme të ndaloni dhe të kontrolloni veshjet mbas 100 metrave të para.
Kujdes:
Snow Socks duhet të përdoren vetëm në akull dhe dëborë, dhe duhet të hiqen menjëherë sapo kushtet e rrugës nuk e kërkojnë më përdorimin e tyre. Snow Socks duhet të hiqen gjithashtu edhe kur mjeti është i parkuar.