Pastron sistemin e ajrit të kondicionimit dhe freskon interiorin e makinës.
Eliminon erërat e këqija dhe lë një aromë të këndshme Limoni.
Eliminon bakteriet dhe kontaminimet e ndryshme nga tubat e ajrimit.
Masa: 150 ml
APLIKIMET:
Të gjitha sistemet e ajrit të kondicionuar në autovetura, furgonë, kamionë dhe makina bujqësore.
Gjithashtu i përshtatshëm edhe për sistemin e ajrit të kondicionuar në shtëpi.
UDHËZIME:
Ndizni motorin dhe hapeni ajrin e kondicionuar (AC) në fuqinë maksimale në ajër të ftohtë.
Përzgjidhni qarkullimin e brendshëm të ajrit.
Sigurohuni qe grilat e ventilimit të jenë të hapura plotësisht.
Tundeni mire konteinerin dhe vendoseni në pozicion vertikal tek dyshemeja e krahut të pasagjerit, aty ku është edhe hyrja e ajrit gjatë qarkullimit të brendshëm.
Shtypni aktivizuesin e konteinerit.
Mbyllni të gjitha dritaret dhe dyert e automjetit.
Lëreni motorin dhe kondicionerin ndezur (pa njeri brenda) për rreth 5 minuta, derisa konteineri të boshatiset plotësisht.
Pas aplikimit, ventiloni plotësisht automjetin me dyer të hapura, duke siguruar që ajri i kondicionuar të jetë në fuqi maksimale dhe qarkullimi i brendshëm i mbyllur.
Fikni motorin dhe lërini dyert të hapura për rreth 10 minuta.