Pastrues shkumë për sistemin e ajrit të kondicionimit të makinës (A/C).
Pastron dhe dezinfekton sistemin e ajrit të kondicionuar.
Eliminon mykun dhe bakteret.
Eliminon aromat e pakëndëshme.
Eliminon pluhurat dhe papastërtitë.
Siguron ajër të freskët dhe të pastër.
Zgjat jetën e sistemit të kondicionimit (A/C).
Anti-alergjike.
Masa: 450 ml
Përdorimi:
Tundeni mirë përpara përdorimit.
Fikni kondicionerin (A/C) dhe ventilimin.
Fikni motorin.
Futeni tubin komplet në grilat e ventilimit nga del ajri dhe spruconi duke e terhequr konteinerin ngadalë nga vetja.
Përsëriteni procedurën për secilin nga kanalet e ventilimit (edhe tek kanalet për xhamin e përparmë).
Lëreni solucionin të veprojë për 20 minuta.
Ndizni makinën, ndizni ajrin e kondicionuar (A/C) në shpejtësinë minimale të fryrjes dhe përzgjidhni qarkullimin e brendshëm të ajrit.
Gradualisht rrisni shpejtësinë e ventilatorit deri në maksimum, duke e mbajtur shkumën gjithmonë brenda sistemit të ventilimit.
Lëreni sistemin të punojë për 15-20 minuta.
Sigurohuni që gjatë procesit të pastrimit, dritaret të jenë të hapura.
Sigurohuni të keni një leckë pranë për të pastruar shkumën nese del nga grilat e vetilimit.
Rekomandohet që sistemi të pastrohet të paktën 1 herë në vit dhe filtri i kondicionerit të zëvendësohet me një të ri.
Klikoni këtu për të pare videon instalimit të produktit https://youtu.be/0BK05qCjk2g