Kategoritë

Prodhuesit

Produktet që keni parë

Transmetues Bluetooth per makine

Porosite direkt ne Whatsapp duke klikuar ketu

Kasetofone & MP3 Player

SMTB00170

I disponueshëm

Kjo pajisje Bluetooth ju mundëson të dëgjoni muzikë nga telefoni përmes sistemit audio të makinës suaj.

Gjithashtu ju mundëson të flisni në telefon nëpërmjet mikrofonit të integruar.

Më shumë detaje

690 LEK

Shto Hiqe

Kjo pajisje Bluetooth ju mundëson të dëgjoni muzikë nga telefoni përmes sistemit audio të makinës suaj.

Gjithashtu ju mundëson të flisni në telefon nëpërmjet mikrofonit të integruar.

Thjesht lidheni me portën AUX 3.5 mm në makinën tuaj për të mundësuar lidhjen me sistemin audio të makinës.

Dizenjuar gjithashtu për të punuar edhe me pajisjet stereo që mund të keni në shtëpi apo zyrë, kufje, etj.

E përshtatshme me të gjithë iPhones, iPads, Samsung, pajisjet Android dhe çdo smartphone që suporton Bluetooth A2DP.

Specifikimet:

Versioni Bluetooth: v4.1 + EDR

Profili Bluetooth: A2DP Stereo

Distanca Bluetooth: Deri në 10 metra

Konektori i lidhjes stereo 3.5mm AUX

Ngarkesa: 5V / 500mA

Frekuenca: 2.4GHz

Paketimi:

1 x Transmetues Bluetooth

1 x Kabëll karikimi USB 30cm

1 x Manual

Instruksione:

KARIKIMI

1. Lidhni fundin e vogël të kabllit me portën hyrëse mini-USB të pajisjes.

2. Lidhni fundin tjetër të kabllit me portën USB të kompjuterit tuaj, laptopit ose karikuesit të shtëpisë. Gjatë karikimit drita Led e pajisjes do të jetë e Kuqe.

3. Drita e Kuqe do të fiket kur të përfundojë karikimi i plotë. Një karikim i plotë mund të sigurojë deri në 8 orë kohë përdorim të pajisjes.

LIDHJA

Nëse kjo është hera e parë që përdorni këtë pajisje, lidheni fillimisht pajisjen me telefonin nëpërmjet Bluetooth.

1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin On/Off për 5 sekonda derisa dritat Led të pulsojnë e Kuqe & Blu.

2. Kërkoni në menunë e Bluetooth të telefonit tuaj për pajisjen transmetuese dhe lidhuni. Për pajisjet Apple ose Android nuk ka nevojë për ndonjë kod për tu lidhur.

3. Drita Led e pajisjes do të pulsojë Blu mbas lidhjes së suksesshme.

4. Disa pajisje mund të kërkojnë një kod, ju lutemi shkruani: 0000

5. Mbas lidhjes së parë mund ta fikni pajisjen dhe herët e tjera lidhja do të kryhet automatikisht, mjafton që pajisja të jetë e ndezur dhe gjithashtu Bluetooth në telefonin tuaj të jetë i aktivizuar.

Asnjë koment aktualisht.

Shkruaj përshtypjen tënde

Transmetues Bluetooth per makine

Transmetues Bluetooth per makine

Kjo pajisje Bluetooth ju mundëson të dëgjoni muzikë nga telefoni përmes sistemit audio të makinës suaj.

Gjithashtu ju mundëson të flisni në telefon nëpërmjet mikrofonit të integruar.

Shkruaj përshtypjen tënde

2 produkte të tjera në të njëjtën kategori: