Zgarë makine universale.
Pika të shumta lidhje, të cilat ju lejojnë të lidhni objektet tuaja në mënyrë më efektive, me më pak rrezik lëvizjeje.
Mund ti montoni dhe ti hiqni lehtësisht sa herë dëshironi, nuk nevojitet asnjë vegël.
Ideale për mbajtjen e çantave, snow boards, kanoe, surf boards, shkallët e palosshme, pllaka druri dhe shumë të tjera.
Gjatësia: 100 cm
Ngjyra: e zezë
Materiali: Waterproof Polyester
APLIKIMET:
• Autoveturat Sedan me 4 dyer
• SUV (fuoristrada) me 4 dyer
• Mini Van me 4 dyer
Të përshtatshme me tavanet standarde, tavanet panoramike, tavanet me dritare.
NUK janë të përshtatshme me automjetet që kanë shina në tavan.
KUJDES:
Shpejtësia maksimale: 90 km/orë
Pesha maksimale: 40 kg
PAKETIMI PËRMBAN:
2x Shirita Matte Roof Pads
2x Rripa najloni Heavy duty 4 metra të gjatë
4x Grepa fiksimi
FIKSIMI I GREPAVE:
1. Hapni derën dhe tërhiqni gominën e brendshme të derës për fiksimin e grepit.
2. Vendoseni grepin në kornizën e shasisë (tek gomina e derës).
3. Vendoseni përsëri gominën e derës tek korniza e shasisë.
4. Përsëritini këto hapa për të gjitha dyert.
VENDOSJA DHE FIKSIMI I SHIRITAVE TË ZGARËS:
1. Vendosni zgarat Matte midis grepave që janë fiksuar tek dyert. Sigurohuni që t'i vendosni ato në mënyrë të barabartë në mes të grepave.
2. Hapni dhe zhbllokoni rripat shtrëngues heavy duty.
3. Fillimisht kaloni rripat Kapësen Femër përmes grepit të derës dhe vazhdoni ta kaloni nëpër unazat mbi zgarat Matte.
4. Përsëri, kaloni kapësen femër përmes grepit të derës në anën tjetër të makinës.
5. Vendosni objektin tuaj mbi zgarat Matte.
6. Përsëri, kaloni kapësen femër përmes unazave mbi zgarë dhe kalojeni sa më afër objektit.
7. Bëni një lak rreth objektit dhe kaloni edhe një unazë.
8. Mbërtheni bashkë kapëset e rripave.
9. Tani mund të tërhiqni rripat sa më fortë të mundeni dhe të përfundoni fiksimin.
SUGJERIME:
1. Kalimi nëpër më shumë grepa sjell më shumë ekuilibër.
2. Përdorni pjesën femër të kapëses fiksuese për hapat e parë.
3. Në fund, përdorni pjesën mashkull të kapëses fiksuese të rripit për tërheqje. Jo kapësen femër. Sigurohuni që të përdorni kapësen mashkull identic si në foto. Jo në drejtimin lart.
4. Tërhiqni rripat sa më shumë që të jetë e mundur. Sigurohuni që zgarat Matte janë në ekuilibër dhe nuk bien prapa ose përpara.