Kontakt +355 684447507
Gjuhët:
Transport falas për porosi mbi 5,000 Lek!
Aksesi në dhe përdorimi i këtij Websiti dhe të produkteve dhe shërbimeve në dispozicion nëpërmjet këtij Websiti (të quajtura "Shërbimet") janë subjekt i termave, kushteve dhe njoftimeve të mëposhtme ("Kushtet e Shërbimit"). Duke përdorur Shërbimet, ju keni rënë dakord për të gjitha Kushtet e Shërbimit, të cilat mund të përditësohen nga ne në cdo kohë. Ju duhet të kontrolloni rregullisht këtë faqe për tu njohur me çdo ndryshim që ne mund të kemi bërë tek Kushtet e Shërbimit.
Aksesi në këtë faqe interneti është i lejuar mbi parime bazë të përkohshme, dhe ne rezervojmë të drejtën për t'u tërhequr apo për të ndryshuar Shërbimet pa paralajmërim. Ne nuk do të jemi përgjegjës në qoftë se për ndonjë arsye kjo faqe interneti nuk do të jetë në dispozicion për ndonjë moment ose ndonje periudhë. Në cdo moment ne mund të kufizojmë aksesin në disa pjesë ose në të gjithë websitin.
Ky Website mund të përmbajë gjithashtu edhe lidhje me faqe të tjera interneti, të cilat nuk drejtohen nga AUTOSOL24 ("Websitet e Lidhura"). AUTOSOL24 nuk ka kontroll mbi Websitet e Lidhura dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për to apo për ndonjë humbje ose dëmtim që mund të lindin nga përdorimi i tyre. Përdorimi juaj i Websiteve të Lidhura do të jetë subjekt i kushteve të përdorimit dhe shërbimit të vetë këtyre websiteve.
Politikat tona të privatësisë, të cilat përcaktojnë se si ne do të përdorim informacionin tuaj, mund të gjenden tek Politikat e Privatësisë. Duke përdorur këtë website, ju pëlqeni dhe miratoni mënyrën e funksionimit të saj të përshkruar këtu dhe garantoni se të gjitha të dhënat e ofruara nga ju janë të sakta dhe të përditësuara. Ju jeni përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përditësimin me korrektësi të informacionit të llogarisë suaj, për saktësinë dhe plotësinë e saj.
Ju nuk duhet ta keqpërdorni këtë Website. Ju nuk do të: kryeni ose inkurajoni ndonjë vepër penale; transmetoni apo shpërndani ndonjë virus, trojan, mikrob, ose postoni çdo material tjetër keqdashës, i dëmshëm teknologjikisht, në shkelje të besimit ose në ndonjë mënyrë fyese apo të turpshme; hakoni ndonjë aspekt të Shërbimit; korruptoni të dhëna; shkaktoni bezdi për përdoruesit e tjerë; shkelni mbi të drejtat e ndonjë personi tjetër; dërgoni ndonjë reklamë ose materiale promovuese, zakonisht të referuara si "spam"; ose tentoni të ndikoni në performancën ose funksionalitetin e këtij websiti. Shkelja e kësaj dispozite do të përbënte vepër penale sipas Ligjeve të Republikës së Shqipërisë. AUTOSOL24 do të raportojë çdo shkelje të tillë tek autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit dhe të zbulojë identitetin tuaj.
Ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë humbje apo dëmtim të shkaktuar nga viruset apo materiale të tjera teknologjikisht të dëmshme që mund të infektojnë pajisjet tuaj kompjuterike, programet kompjuterike, të dhënat apo materiale të tjera personale për shkak të përdorimit të këtij websiti ose të shkarkimeve tuaja të çdo materiali të postuar në të, ose në ndonjë website të lidhur me të.
Përdorimi i sistemeve apo programeve të automatizuara për nxjerrjen e të dhënave nga ky Website për qëllime komerciale, është rreptësisht i ndaluar.
Çdo material dhe përmbajtje e vënë në dispozicion për ju në ose përmes këtij websiti mbetet pronë e AUTOSOL24 ose e licensuesve të saj dhe janë të mbrojtura nga ligjet e të drejtës së autorit. Të gjitha këto të drejta janë të rezervuara nga AUTOSOL24 dhe licensuesit e saj. Ju mund të ruani, printoni dhe të shfaqni përmbajtjen vetëm për përdorimin tuaj personal. Ju nuk jeni i autorizuar të publikoni, manipuloni, shpërndani apo riprodhoni, në çdo mënyrë apo format, çdo përmbajtje ose kopje të përmbajtjes, e cila shfaqet në këtë website dhe as nuk mund të përdorni asnjë material të tillë për qëllime komerciale.
Duke kryer një porosi ju pranoni të blini një produkt ose produkte që janë subjekt i termave dhe kushteve të mëposhtme. Të gjitha porositë janë subjekt i disponueshmërisë dhe konfirmimit të çmimit të porosisë.
AUTOSOL24 mban të drejtën të refuzojë çdo kërkesë të bërë nga ju. Nëse porosia juaj është pranuar ne do t'ju informojmë me email. Kur kryeni një porosi ju merrni përsipër që të gjitha detajet që ju keni paraqitur tek ne janë të vërteta dhe të sakta.
Kur ju kryeni një porosi, ju do të merrni një email që konfirmon marrjen e porosisë suaj. Megjithatë kjo nuk nënkupton që porosia juaj është pranuar. Kontrata midis nesh për blerjen e mallrave nuk do të formohet derisa pagesa juaj është aprovuar nga ne.
Ndonëse ne përpiqemi dhe ju sigurojmë që të gjitha detajet, përshkrimet dhe çmimet që shfaqen në këtë faqe interneti janë të sakta, gabime edhe mund të ndodhin. Nëse ne zbulojmë një gabim në çmimin e ndonjë artikulli që ju keni porositur, ne do t'ju informojë për këtë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t’ju japim mundësinë për të rikonfirmuar porosinë tuaj me çmimin e saktë apo anulimin e tij. Nëse ne nuk jemi në gjendje të lidhemi me ju, ne do ta trajtojmë porosinë si të anuluar. Nëse ju anuloni një porosi për të cilën keni paguar tashmë, ju do të merrni një rimbursim të plotë.
Shërbimi mund të përmbajë gabime shtypi ose pasaktësi të tjera dhe ndoshta nuk mund të jetë i plotë ose aktual. Prandaj, ne rezervojmë të drejtën për të korrigjuar cdo gabim, pasaktësi ose mangësi dhe për të ndryshuar ose përditësuar informacionin në çdo kohë pa ndonjë njoftim paraprak. Ne rezervojmë të drejtën të refuzojmë të përmbushim cdo porosi që ju mund të kryeni, që mund të përmbajë gabime, pasaktësi ose informacion të pa përditësuar në lidhje me çmimet, transportin, kushteve të pagesës, ose politikave të kthimit.
Materiali i shfaqur në këtë website është dhënë pa asnjë garanci në lidhje me saktësinë e saj. Autosol24 ofron faqen e saj "siç është" dhe nuk garanton se përmbajtja e materialeve të përfshira në këtë faqe do të jetë e pandërprerë ose pa gabime, që defektet do të korrigjohen, apo se kjo faqe apo serveri që e bën atë të mundur janë pa viruseve ose mikrobe.
AUTOSOL24 do të ketë të drejtën absolute që në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak, për të përmirësuar, hequr apo ndryshuar Shërbimet dhe/ose ndonjë faqe të këtij websiti.
Këto terma dhe kushte interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe në rast të ndonjë mosmarrëveshje apo pretendimi lidhur me këto terma dhe kushte, kjo mosmarrëveshje apo pretendim do t’i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të gjykatave Shqipëtare.
Kushtet e mësipërme të Shërbimit përbëjnë marrëveshjen e plotë të palëve dhe shfuqizon çdo marrëveshje tjetër paraprake mes jush dhe AUTOSOL24. Çdo heqje dorë nga ndonjë dispozitë e Kushteve të Shërbimit do të jetë efektive vetëm nëse do të përpilohet me shkrim dhe do të nënshkruhet nga ndonjë përfaqësues i AUTOSOL24.
Tek AUTOSOL24 ju do të gjeni gjithcka për automjetin tuaj
Transporti i produkteve bëhet nëpërmjet postës, në adresën e dhënë nga ju. Tarifat e transportit mund të ndryshojnë në varësi...
Ju mund te paguani për porosinë tuaj Cash “me para në dorë” tek korrieri, në momentin që bëhet dorëzimi i porosisë...
Përjetoni kënaqësinë dhe komoditetin e të blerit online nga shtëpia apo zyra juaj. Kurseni kohë, karburant, energji dhe përfitoni nga cmimet konkurruese...
Ne përpiqemi që klientët tanë të mbeten të kënaqur mbas cdo eksperience blerje tek Autosol24. Profesionalizëm, etikë, besueshmëri dhe fleksibilitet në blerje…